Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është sipas mediave vendase, autori i ngjarjes së ndodhur në qytetin Hadlova, ku ai tentoi të vriste kryeministrin e vendit Robert Fico, duke e qëlluar disa herë me armë.
Sipas raportimeve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Fico-s teksa ky i fundit po fliste me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar për t’i dhënë dorën, ka hapur zjarr.
71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, i hapur në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë president i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, qytetin që është vendlindja e tij.
Tsintula thuhet se kishte në pronësi të ligjshme armën të cilën e përdori për të shtënë në drejtim të kryeministrit sllovak. Ai u arrestua menjëherë pas incidentit të përgjakshëm.
Për median lokale Aktuality.sk ka folur djali i shkrimtarit, i cili ka thënë se është tronditur nga kjo situatë, ndërsa konfirmoi se babai i tij kishte leje për armë.
“Unë nuk kam absolutisht asnjë ide se çfarë po bënte babai im, çfarë po planifikonte dhe pse ndodhi e gjithë kjo. Ai është i fortë, por nuk kishte qenë ndonjëherë në një psikiatër apo diçka e tillë”, tha ai.
Kur u pyet nëse i ati ka shprehur më parë ndjenja urrejtje ndaj kryeministrit Fico, ai u përgjigj: “Unë do t’ju them kaq, ai nuk e votoi atë. Kaq mund të them”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…