Një atentat i tipit mafioz me breshëri të gjata automatiku ndodhi gjatë orëve të paradites së sotme në lagjen “Chaidari” në Athinë.
Objektivi i atentatit u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra, ndërsa makina iu bë shosh me plumba.
Policia konfirmoi se bëhet fjalë për një biznesmen të njohur grek, Dimitris Malamas, i cili shpërndan kafe në Atika, ndërsa është i përfshirë edhe në tregun e lojërave të fatit, përcjell Albeu.com.
Sipas mediave greke, Malamas njihet për kontaktet e tij të forta me “nëntokën” greke.
Policia është duke hetuar për shkaqet e ngjarjes, por nuk ka ende një pistë hetimi pasi autorët nuk lanë asnjë shenjë në vendin e ngjarjes.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…