LAÇ-“Piloti”, kështu e thërrisnin biznesmenin 55 vjeçar Rakip Roli që u ekzekutua sot në mëngjes brenda makinës së tij rreth orës 08:45 në Sanxhak të Kurbinit.
Ai ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.
Nga të dhënat paraprake mendohet se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. be.