01 November 2019, India, Neu Delhi: Federal Chancellor Angela Merkel (CDU) is greeted with military honours on her arrival. Merkel is on a two-day visit to the capital New Delhi. Photo: Michael Kappeler/dpa (Photo by Michael Kappeler/picture alliance via Getty Images)
Ndryshimi i klimës, siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale janë disa nga disa fusha në të cilat Gjermania dhe India kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin.
Siç shkruan Deutsche Welle, përcjell Telegrafi, udhëheqësit e vendeve filluan bisedimet duke nënshkruar një sërë marrëveshjesh.
Po sipas këtij mediumi, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi nënshkruan një seri marrëveshjesh strategjike të premten në New Delhi.
“Ne po inkurajojmë sektorët tanë privatë të japin një impuls në tregtinë tonë në rritje dypalëshe. Kancelarja Merkel dhe unë do të takojmë disa nga udhëheqësit më të lartë të biznesit dhe industrisë”, ka thënë Modi gjatë një konference të përbashkët për shtyp.
Merkel është në Indi për një vizitë tre-ditore. Ajo u përshëndet nga garda e nderit dhe do të vërë kurorë në një ceremoni përkujtimore për Mahatma Gandhi.
Për shkak të problemeve të saj të vazhdueshme shëndetësore, kancelarja u ul ndërsa intonoheshin himnet kombëtare.
Dhe sipas DW, ajo dhe Modi morën pjesë në pallatin presidencial pa maska të ndotjes, me gjithë ajrin e ndotur në atë kohë që përmbante grimca të dëmshme 19 herë në maksimumin e sigurt të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas uebfaqes së ambasadës amerikane.
Ndryshe, sipas autoriteteve, shkruajnë mediat vendase, të premten është njoftuar se të gjitha shkollat në kryeqytetin kombëtar do të qëndrojnë të mbyllura deri më 5 nëntor, për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…