LAJME

Atletit Usain Bolt i vidhen 12.7 milionë dollarë nga llogaria

Më shumë se 12.7 milionë dollarë mungojnë nga llogaria e atletit Usain Bolt.

Avokati i Bolt, Linton P Gordon, fajëson kompaninë Stocks & Securities Limited, të cilët janë përfshirë në një skandal mashtrimin në fillim të këtij muaji, çka ka bërë që disa klientëve të saj t’iu mungojnë miliona dollarë.

Gordon tha se llogaria e kampionit olimpik dikur kishte 12.8 milionë dollarë, por tani pasqyron një bilanc prej vetëm 12,000 dollarësh.

“Nëse kjo është e saktë dhe ne shpresojmë se nuk është, atëherë një akt i rëndë vjedhjeje mashtrimi ose një kombinim i të dyjave është kryer kundër klientit tonë”, thonë avokatët e Bolt në letër. Ata kërcënojnë me veprime civile dhe penale nëse paratë nuk kthehen brenda 10 ditëve.

Stocks & Securities Limited nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Në faqen e saj të internetit, kompania kërkoi që klientët t’i drejtojnë të gjitha pyetjet tek Komisioni i Shërbimeve Financiare të Xhamajkës, i cili po heton firmën.

Ministri i Financave i Xhamajkës, Nigel Clarke, e quajti situatën alarmante, por vuri në dukje se ishte e pazakontë.

Javën e kaluar u raportua se një punonjës i SSL është implikuar në mashtrime të përhapura në kompani dhe mund të jetë përfshirë në zhvillimet rreth Bolt.

Bolt konsiderohet si një nga atletët më të mëdhenj të pistës së të gjitha kohërave dhe mban rekorde botërore në stafetën 100m, 200m dhe 4x100m. 36-vjeçari doli në pension në vitin 2017 dhe ka një sërë marrëveshjesh sponsorizuese fitimprurëse. Vetëm në vitin 2016 ai fitoi 33 milionë dollarë nga sponsorizimi, paratë e çmimeve dhe tarifat e paraqitjeve, duke e bërë atë lehtësisht atletin me fitimet më të larta në botë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

12 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago