Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e Erigers Mihasi, 32 vjeç, dhe Armando Dumani, 26 vjeç, krim i kryer rreth orës 19:30 në zonën e Astirit.
Viktimat po qarkullonin me automjetin Audi A 8, kur ndaj tyre u qëllua me breshëri automatike nga një tjetër makinë. Nga raportimet automjeti i autorëve dhe ai i viktimave ka qenë paralel, me një distancë jo më shumë se 5 metra, në semaforin pranë vendit të quajturit “Dy Rrathët”.
Disa minuta para ngjarjes së rëndë, nga raportimet mediatike, mësohet se automjeti i viktimave është ndaluar nga një patrullv policie te Universiteti Politeknik, pranë sheshit ‘Nënë Tereza.
Erigers Mihasi ishte baba i 3 fëmijëve, 2 djemve dhe një vajzë e vogël.
Mësohet se mamaja e 32-vjeçarit Erigers Mihasi e ka mësuar lajmin në një market dhe ka bërtitur, më pas i ka rënë të fikët
Ekzekutorët
policia dyshon se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona.
Policia dyshon se ndaj automjetit ku udhëtonin dy viktimat Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armando Dumani, 26 vjeç, mund të jetë qëlluar nga dy armë automatike, edhe pse nuk ka informacione zyrtare. Automjeti i viktimave është përshkruar nga plumbat, ndërsa mendohet se ndaj tyre janë qëlluar 15-20 plumba.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…