BOTA

Australia do të njohë shtetin palestinez në shtator

Australia do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, ka njoftuar kryeministri Anthony Albanese, duke ndjekur hapat e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë.

Albanese tha se vendimi u mor pasi Autoriteti Palestinez (AP) dha garanci për çarmatim, mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vijimin e njohjes së të drejtës së Izraelit për të ekzistuar.

“Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e madhe e njerëzimit për t’i dhënë fund ciklit të dhunës në Lindjen e Mesme dhe për të ndalur konfliktin, vuajtjet dhe urinë në Gaza”, deklaroi ai të hënën.

Izraeli e ka cilësuar njohjen e shtetit palestinez si një akt që “shpërblen terrorizmin”. Që nga e shtuna, pesë persona kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Gaza, duke e çuar numrin total të viktimave nga kjo shkak në 217, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Në total, mbi 61 mijë njerëz janë vrarë nga ofensiva izraelite që nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1.200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë.

Kryeministri australian tha se ka marrë zotimin e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, se Hamasi nuk do të ketë rol në një shtet të ardhshëm palestinez. Vendimi erdhi pas konsultimeve me liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Zelandës së Re dhe Japonisë gjatë dy javëve të fundit.

Të dielën, dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një marshim pro-palestinez mbi Urën e Portit të Sidneit, një ditë pasi gjykata lejoi zhvillimin e protestës.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se nuk do ta ndjekin këtë hap, duke argumentuar se njohja e shtetit palestinez do të shpërblente Hamasin dhe se mungon një qeveri funksionale. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti vendimin e disa vendeve, përfshirë Australinë, “të turpshëm” dhe e krahasoi me një reagim të mundshëm të Australisë nëse një sulm i ngjashëm do të ndodhte pranë Melburnit apo Sidneit.

Aktualisht, Palestina njihet nga 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së. Në Kombet e Bashkuara, ajo ka statusin e “shtetit vëzhgues të përhershëm”, që i lejon pjesëmarrje, por jo të drejtë vote.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago