Kuvendi Kombëtar i Austrisë ka miratuar një mocion i cili parasheh inspektimin dhe mbylljen e Unionit Turk Islam për Kulturë dhe Ndihmë Sociale (ATİB) dhe shoqatave të subjektit “Milli Görüş” në rast të ndonjë situate të paligjshme,.
Mocioni u miratua në mbledhjen e fundit në parlament para zgjedhjeve të së dielës, ku u diskutuan propozime nga parti të ndryshme në lidhje me luftën kundër ekstremizmit.
Propozimi për mbylljen e disa organizatave të muslimanëve u prezantua nga ana e partisë Liste Jetzt, e cila në zgjedhjet e fundit arriti të sigurojë ulëse në kuvend duke shfaqur qëndrim kundër Turqisë, ndërsa u miratua me votat e Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP), subjekt i qendrës së djathtë, si dhe nga ai i ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë e Austrisë.
Në mocion, organizatat e muslimanëve janë quajtur si “shoqata islamiste” ndërsa në të kërkohet inspektimi i ATİB dhe shoqatave të lëvizjes “Milli Görüş” dhe mbyllja e tyre në rast të identifikimit të ndonjë shkeljeje ligjore.
Mocioni aktualisht ka karakter të rekomandimit për qeverinë aktuale dhe nuk ka ndonjë fuqi sanksionuese.
Ndryshe, masa në fjalë miratohet në parlament vetëm katër ditë para zgjedhjeve nga një qeveri kalimtare, mandati katërmujor i së cilës do të përfundojë pas votimit të së dielës.