Ish-përfaqësuesi politik i UÇK’së, Bardhyl Mahmuti, është lidhur direkt në emisionin Pressing, ku familja Dehari së bashku me Tomë Gashin po tregon faktet e vrasjes së Astrit Deharit.
Mahmuti si njohës i gjuhës frënge ka treguar gabimet në përkthim të ekspertizës nga instituti mjekësor në Lozanë të Zvicrës, nga ana e prokurorisë në rastin Dehari.
“Duhet të përmendet se i pranishëm ka qenë edhe një person i tretë, thuhet në raport. Është përkthyer se mund të merret parasysh se ekziston mundësia që të jetë i pranishëm edhe një person i tretë. Kjo ndryshon gjithçka”, ka thënë Mahmuti.
“Pastaj në gjuhën frënge thuhet qartë se prej analizave ekziston edhe ADN e huaj. Në përkthim thuhet se ADN e huaj mund të ekzistoj. Kjo është bërë në mënyrë që të fshihet krimi më i madh i pasluftës. Këtu kemi të bëjmë me të dhëna shumë të rëndësishme. Duke thënë objektivisht se personi i tretë është i pranishëm raporti e vërteton këtë. Të thuash që ka pasur pak ose aspak ADN është e pavërtetë. Kjo vërteton se ekspertët neutral kanë bërë një hetim të shkëlqyer”, shton ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…