Hetuesit gjermanë kanë në dispozicion një letër/rrëfim që thuhet se i përket njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së ish-boksierit shqiptar Besar Nimani. Sipas Westfalen-Blatt, në letër raportohet se 33-vjeçari Ayman Krit pranon vrasjen e 38-vjeçarit. Grupi hetimor që po punon për të zbardhur vrasjen e ish-boksierit nga Kosova, e disponon këtë letër në email. Në të, personi në fjalë deklaron se ai ishte që e qëlloi për vdekje Nimanin, nga frika.
Ai po ashtu pretendon se është rrahur 3 herë nga boksieri 2 vjet më parë në Bielefeld, e se Nimani e kishte kërcënuar disa herë me jetë. Ky pretendim konsiderohet absurd nga vëllai i viktimës. Ndërkohë grupi hetimor nuk ka pranuar të komentojë nëse ky email është autentik ose jo.
Hetuesit gjermanë kanë shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë 2 persona, Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt, të dy 33 vjeç.
Më herët, në një reagim për mediat gjermane, vëllai i boksierit deklaroi se Besari ishte konfliktuar në të shkuarën me një grup kurdësh dhe se ata u hakmorën duke i marrë jetën.
Vetë policia gjermane vijon në mënyrë intensive hetimet, por pavarësisht interesit të mediave vendase, nuk ka dhënë detaje sa i përket motivit apo dhe përparimit të hetimeve.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…