BOTA

Autoritetet ukrainase në ‘luftë’ edhe me korrupsionin, policia bastis shtëpinë e njeriut më të pasur në Ukrainë

Ukraina ka nisur një valë të re të bastisjesh së pronave të figurave të profilit të lartë të vendit, ku kësaj radhe në qendër të aksionit ishte edhe personi më i pasur i vendit, Ihor Kolomoisky. Shtëpia e ish-ministrit të brendshëm, Arsen Avakov gjithashtu u kontrollua, raporton bbc.

Ukraina ka nisur një aksion kundër korrupsionit gjersa zyrtarët thanë se disa drejtues të shërbimit doganor janë shkarkuar.

Kolomoisky është një nga individët më të njohur të Ukrainës ndërsa ueb-faqet ukrainase publikuan fotografi të detektivëve që kontrollonin shtëpinë e tij në qytetin juglindor të Dnipros, ndërsa ai vetëm shikonte.

Manjati mori rolin e guvernatorit të rajonit të Dnipropetrovsk në vitin 2014 dhe luajti një rol kyç në financimin e batalioneve vullnetare në përgjigje të pushtimit fillestar të Rusisë në Ukrainën lindore.

Megjithatë, SHBA-ja e vendosi në listën e sanksioneve për korrupsion gjatë kohës sa ishte guvernator.

 

Kolomoisky është i përfshirë edhe në fushën e mediave, naftës dhe bankave. Në një deklaratë që nuk e përmendte manjatin, byroja e sigurisë ekonomike tha se kishte hasur në skema të evazionit fiskal në vlerë të 40 miliardë dollarëve.

Në një bastisje të veçantë, ish-ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, tha për mediat ukrainase se shtëpia e tij ishte kontrolluar si pjesë e një hetimi për blerjen e helikopterëve Airbus, gjashtë vjet më parë.

Ndërkohë, kreu i partisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në parlament tha se Ukraina do të ndryshojë gjatë luftës.

“Nëse dikush nuk është gati për ndryshim, atëherë vetë shteti do të vijë dhe do t’i ndihmojë ata të ndryshojnë”, tha David Arakhamia.

Dhjetë figura kryesore ukrainase dhanë dorëheqjen javën e kaluar, si pjesë e spastrimit, duke përfshirë zëvendës shefin e zyrës së Zelenskyt, Kyrylo Tymoshenko.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

16 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

17 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago