Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK, Avdullah Hoti, ka thënë se prioritet i tij është rregullimi i raporteve me SHBA-në.
E analisti politik, Andi Bushati ka reaguar, derisa i ka thënë se nuk ka asgjë më të thjeshtë se kjo.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këtë mund ta bëjë duke nënshkruar çdo marrëveshje që i vënë përpara Grenell, Thaçi dhe Vuçic dhe kështu rezulton mashkull jo problematik.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Avdullah Hoti paska thene se prioritet i tij eshte ndreqja e raporteve me SHBA. Ne fakt s’ka gje me te thjeshte se kjo. Firmos cdo marreveshje qe te vene perpara Grenell, Thaci dhe Vucici dhe rrezulton mashkull jo problematik.