Deputeti i grupit parlamentar të VV-së nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, pas aterimit të avionit ushtarak britanez në Prishitnë këtë të premte, ka thënë se tmerrohen kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin dhe sipas tij, mundet edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
“Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAË. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën”, ka shkruar Avdyli.
Tutje, Avdyli përmendi edhe faktin se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur i vendosur që të mos negocioj për paqe me Rusinë me asnjë pëllëmb toke ukrainase, ndërsa sipas tij, dikur në Kosovë negociohej nga disa liderë, siç i quajti ai, të shantazhuar, për shkëmbim territoresh.
|Fatmirësisht koha dhe njerëzit kanë ndërruar, e Kosova është në duar të sigurta. Ushtria po forcohet, Kosova po tregon çdo ditë e më shumë se është serioze e respekton veten, e kontribuon për paqen. Kosova po ecë përpara me liderë të drejtë e të pashantazhueshëm”, ka shkruar Avdyl.