KRYESORE

Përfundon pas dy orësh telefonata Trump-Putin, presidenti rus: Të gatshëm të punojmë me Kievin për traktatin e paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ranë dakord pas një telefonate dy-orëshe për të negociuar një “memorandum” mbi bisedimet e ardhshme të paqes. Në reagimin e tij, shefi i Kremlinit shtoi se mbi bazën e marrëveshjeve të nevojshme.

“Presidenti i SHBA ka shprehur qëndrimin e tij për armëpushimin dhe unë nga ana ime gjithashtu vura në dukje se Rusia gjithashtu favorizon një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase. Ne thjesht duhet të përcaktojmë mënyrat më efektive për të ecur drejt paqes. Ne ramë dakord me presidentin e SHBA që Rusia do të sugjerojë dhe është e gatshme të punojë me palën ukrainase për një memorandum për një traktat të mundshëm të ardhshëm të paqes, i cili përcakton një numër të kushteve të marrëveshjes së paqes. Gjëja kryesore për ne është eliminimi i shkaqeve rrënjësore të kësaj krize”, tha Vladimir Putin, President i Rusisë.

Në reagimin e tij pas telefonatës, Trump shkroi se biseda shkoi “shumë mirë”. Si Rusia ashtu edhe Ukraina do të përfitonin nga tregtia me SHBA-në sapo të mbaronte “gjakderdhja”, theksoi Trump në Truth Social. Ai premtoi negociata të menjëhershme në Vatikan për një armëpushim. Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social” se bisedimet duhet të fillojnë menjëherë dhe se Papa i kishte ofruar Vatikanin si vend për negociata, shkruan A2 CNN.

Trump pati deklaruar qëllimin e përfundimit të luftës së agresionit rus në Ukrainë. Megjithatë, negociatat nuk kanë përparuar deri më tani. Trump e ka shprehur rregullisht pakënaqësinë e tij aq sa Uashingtoni ka kërcënuar të tërhiqet nga negociatat mes palëve.

Pak para bisedës së shefit të tij me Putinin, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance e bëri të qartë edhe një herë se SHBA-së po i mbaronte ngadalë durimi. “E kuptojmë se jemi pak në një rrugë pa krye këtu,” u tha Vance gazetarëve në bordin e Air Force Two pas një vizite në Romë. Nëse Rusia nuk është e përgatitur të lëvizë, qeveria amerikane do të duhet të thotë në një moment: “Kjo nuk është lufta jonë.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

24 orë ago