Një avion i vogël u detyrua të bënte ulje emergjente në një autostradë me trafik të rënduar në Kaliforni, pasi instruktori dhe një student, të cilët ishin në bordin e avionit, hasën në një problem të motorit.
Avioni i tipit “Cessna” ishte duke fluturuar pranë Los Anxhelosit kur instruktori Brian Carson bëri një telefonatë për problemin në motor, ndërsa më pas u detyrua të bënte ulje emergjente në autostradën në Westlake Village.
Instruktori, edhe pse me dhjetëra makinave në autostradë, arriti të bëjë ulje të sigurt duke mos lënduar asnjë person.