POLITIKE

Daçiq nga Rusia: Po na thonë hiqni dorë nga Kosova dhe hyni në BE

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq sot në Moskë tha se Serbia dëshiron kompromis në dialogun me Kosovën. Ai tha se fuqitë perëndimore po i kërkojnë Serbisë ta njohë Kosovën në mënyrë që t’u hapet rruga për të hyrë në BE, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Daçiq tha se nuk pranojnë zgjidhje të imponuara dhe të njëanshme, ndërsa tha se s’mund të pritet që Serbia ta njohë Kosovën.

“Ata na thonë hiqni dorë nga Kosova dhe Metohija dhe rruga për në BE është e hapur për ju. Kjo nuk është ajo që partnerët i thonë njëri-tjetrit. Ne duam të hyjmë në BE, po punojmë shumë për këtë dhe nuk e ndryshojmë atë qëllimi, por ne nuk e pranojmë atë. Pengesat që do të vihen para nesh që nuk janë vendosur kurrë para askujt, dhe as nuk mund të pritet një gjë e tillë si njohja e shkëputjes së paligjshme nga ndonjë shtet sovran”, tha Daçiq.

Ai tha se sot Rusia është mbrojtësi më i madh dhe më me ndikim të interesit kombëtar serb.

“Rusia, ashtu si Serbia, është plotësisht e mendimit se Kosova dhe Metohija është një pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, dhe kjo ka qenë një nga shtyllat tona më të rëndësishme politike në luftën për interesat tona në skenën ndërkombëtare për dekada”, shtoi Daçiq.

Daçiq foli në rusisht në parlamentin rus.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

9 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

24 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago