POLITIKE

Avokat i Presidentit Thaçi është zyrtari i lartë i ish-presidentit Amerikan, George Bush

Burime pranë presidentit Hashim Thaçi i kanë thënë Gazetës Express se ai ka angazhuar si avokat për në Hagë, juristin e njohur amerikan, që ka mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore, Pierre Richard Prosper.

Presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Hagë, ku është ftuar të intervistohet nga Prokuroria Speciale, pak ditë pasi ndaj tij u dorëzua aktakuzë për krime lufte, që nuk është konfirmuar akoma.

Ish-drejtorin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç mëson Gazeta Express, do ta shoqërojë Prosper gjatë intervistimit.

Prosper ka shërbyer si Ambasador i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të krimeve të luftës, në Administratën e presidentit George W. Bush.

Nuk dihet se kush do ta mbrojë Presidentin Thaci në proceset e ardhshme në Hagë, pasi avokati amerikan nuk figuron në listën e 179 avokatëve të akredituar që Tribunali i ka publikuar. Janë përmendur edhe emra të avokatëve të njohur ndërkombëtarë, që ka mundësi ta mbrojnë Thaçin. Ndër ta janë edhe ish-prokurori në procesin gjyqësor të Sllobodan Millosheviqit, Geoffrey Nice, dhe avokati kroat Luka Misetiq, që në Hagë kishte mbrojtur komandantin kroat, Ante Gotovinën.

Presidenti Thaci javën e kaluar njoftoi se është thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim, ndërsa deri tash asnjëherë nuk e ka pranuar që është intervistuar nga prokurorët e Hagës.

“Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vend”, kishte shkruar Thaci në njoftimin e tij.

Para kësaj ftese, Prokuroria në Hagë njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër Thaçit, Kadri Veselit dhe disa pjesëtarëve të tjerë të UÇK’së, nën dyshimet për krime lufte.

Thaci, një natë para nisjes në Hagë, bëri homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, ndërsa që kur ka marrë ftesën, pa vizituar vazhdimisht familje të dëshmorëve e pjesëtarëve të UCK’së.

Thaçi në një adresim ndaj qytetarëve ka thënë se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago