Spanja e mbron vetëvendosjen veç kur nuk kërcënon interesat e saj gjeostrategjike dhe tregtare, duke ngritur zërin për Palestinën, por duke injoruar realitetin e Kosovës.
Ai thekson se kjo është në kontrast me rreshtimin e Spanjës me Marokun në çështjen e Saharës Perëndimore, ku Spanja mbështeti pushtuesin duke i dhënë përparësi interesave gjeostrategjike dhe tregtare mbi parimet e drejtësisë ndërkombëtare, përcjell Tema.
“Spanja mbron të drejtat e njeriut vetëm kur ato nuk kompromentojnë marrëdhëniet tregtare, marrëveshjet e migracionit ose interesat gjeostrategjike… Për kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez, vetëvendosja funksionon vetëm nëse është mijëra kilometra larg, nëse nuk ndikon në arkitekturën e regjimit të vitit 1978 dhe nëse i lejon Spanjës të projektojë veten në botë si një shtet demokratik shembullor”, shkruan Cabré.
Ndryshe, qeveria spanjolle vazhdimisht etikon hapin unilateral të Kosovës në vitin 2008 nën pretendimin e shkeljes të së drejtës ndërkombëtare, ndonëse komuniteti i organizuar ndërkombëtar përsërit se njohja e Kosovës përbën një rast sui generis – një situatë e veçantë që lind nga kushtet specifike historike, politike dhe humanitare – dhe nuk mund të shihet si një precedent për ndonjë rrethanë tjetër në botën e sotme.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…