LAJME

Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dje (22 prill), si pasojë e një aksidenti në Itali.

Viktima i identifikuar si Haris Shala banues në Pisa ishte kamionist dhe babai i një vajze të vogël, raportojnë mediat italiane.

Nuk kishin kaluar as një mijë ditë para se të binte një zi e re në familjen Shala, pasi Haris në tetor të vitit 2021 kishte humbur po në një aksident rrugor, kushëririn e tij, Besmirin.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:15 në autostradën A22 Brennero në provincën e Veronës.

Fillimisht autostrada ishte mbyllur më herët që nga ora 06:20 deri në orën 08:22 për të lëvizur një rimorkio që ishte përmbysur në rrugë.

Më pas ajo u rihap në një korsi për të lejuar që të lirohej sadopak trafiku, përpara një mbylljeje pasuese në orën 09:40 të mëngjesit. Ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë ndodhi edhe aksidenti i dytë, ku humbi jetën 25-vjeçari shqiptar.

Përplasja ndodhi mes dy kamionëve që po udhëtonin të dy në drejtim të Modenës. Si pasojë e motit të keq, viktima nuk i ka parë mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Pas përplasjes së fuqishme, shoferi vdiq brenda kabinës së kamionit.

Haris Shala ishte i njohur në qytet.

“Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm, kujton Marco, një shok shkolle. Një person i integruar dhe i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.

 “Nuk ka fjalë, thotë Herta kushërira e tij e pushtuar nga lotët. Dhimbja në këtë moment është vërtet shumë e madhe”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

11 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

16 orë ago