BREAKING NEWS

“Spiunazh i rëndë” kinez në Gjermani, arrestohet ndihmësi i eurodeputetit

Një ndihmës i një deputeti të Parlamentit Europian, i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e ekstremit të djathtë, është arrestuar në Gjermani me dyshimin për “spiunazh të rëndë” për Kinën.

Prokurorët njoftuan se i arrestuari është Jian Guo dhe e akuzuan për përcjelljen e informacionit në lidhje me diskutimet në legjislaturën e Bashkimit Europian tek inteligjenca kineze.

Faqja e internetit e Maximilian Krah, kandidati kryesor i AfD-së në zgjedhjet e qershorit për asamblenë, liston Jian Guo si një nga ndihmësit e tij. Krah tha se kishte mësuar për arrestimin e Guo nga mediat dhe se do të ndalonte së punuari me të nëse akuzat vërtetoheshin.

Ndihmësi, i cili jetonte në Bruksel dhe në Dresden, spiunoi gjithashtu figurat e opozitës kineze në Gjermani, thanë prokurorët. Ai u arrestua në Dresden të hënën dhe banesat e tij u kontrolluan.

“Ai akuzohet për një rast veçanërisht të rëndë për një shërbim sekret të huaj”, thuhet në deklaratë.

Dy javë më parë, gazeta çeke Denik Na dhe revista gjermane Der Spiegel raportuan se një tjetër kandidat i AfD-së në zgjedhjet e Parlamentit Euvropian, ligjvënësi gjerman Petr Bystron, kishte marrë para nga një faqe mediatike pro-ruse.

Ankthi për spiunazhin kinez është rritur në të gjithë Europën muajt e fundit. Tre shtetas gjermanë u arrestuan të hënën me dyshimin se kishin dorëzuar teknologji me aplikacione ushtarake. Në të njëjtën ditë, dy burra u akuzuan në Britani për spiunazh për Kinën. Më 25 mars, SHBA-ja dhe Britania akuzuan Pekinin për spiunazh kibernetik kundër miliona njerëzve, përfshirë ligjvënës, akademikë dhe gazetarë, si dhe kompani, përfshirë kontraktorët e mbrojtjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

10 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago