LAJME

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës, gjyshi i 14-vjeçarit: Të vihet drejtësia në vend!

Babai i vogëlushit të ndjerë Martin Cani, i cili mbeti i vrarë nga goditjet me thikë në zemër prej bashkëmoshatarit Mario Përlleshi, ka qenë i pranishëm në protestën që u organizua ditën e sotme nga qytetarët para Ministrisë së Arsimit.

Kamera e A2 CNN e ka fiksuar Angel Canin në protestë, i rrethuar nga familjarë të tij, ndërsa edhe qytetarë të ndryshëm shihen teksa e ngushëllojnë dhe japin forcë duke i shprehur mbështetjen pas tragjedisë me djalin e tij, vetëm 14-vjeçar.

 

 

Ndërkohë, në protestë ndodhej edhe gjyshi i moshuar i Martinit, i cili i është drejtuar të pranishmëve me një fjalë të shkurtër, ku ka kërkuar që të vendoset drejtësia në vend.

“Dashamirës që keni ardhur për hir të një martiri që ra pabesisht, unë jam gjyshi i Martinit. Për ne ka qenë një humbje shumë e madhe, që me zor po e përballojmë. Unë kërkoj me këmbëngulje, që të vendoset në këtë shtet drejtësia. Do të triumfojë drejtësia, sepse mos kujtoni ju që unë anoj nga asnjë parti, vetëm dua drejtësi dhe drejtësinë do e mbështesë i gjithë populli”, u shpreh ai.

Më tej gjyshi i 14-vjeçarit shtoi se familja Cani ka përjetuar një dhimbje të papërshkrueshme dhe bëri thirrje që të ndërhyjë e gjithë shoqëria dhe autoritetet për të shmangur ngjarje të tilla të rënda me protagonistë adoleshentët, në vijim.

“Unë me thënë të vërtetën se e mbaj vetën një çik si burrë i fortë, por për fëmijën nuk paska gjë më të rëndë. Që një djalë 14 vjeçar iu prenë ëndrrat mu në lule të rinisë. Martini për ata që e njohin ka qenë shembullor në shkollë, shembullor në shoqëri, shembullor që merrej me sport. Prandaj, gjithë Shqipëria, se ne u dogjëm, por mos të digjen më të tjerë. Vetëm drejtësi. Vetëm drejtësi. Nuk dua askush të përfitojë nga rasti që të na shfrytëzojë. Nuk do të zgjidhet ky problem që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem. Sikur ra Martini, do të bie edhe unë, se s’ka ç’më duhet më jeta. Nuk dua kurrën e kurrës t’i bëj keq kujt, por të vihet drejtësia në vend”, tha gjyshi i Martin Canit në protestë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago