Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë te “Ujëvara e Mirushës” në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, ku u vra 23-vjeçari, Fazli Hoxha dhe u plagosën dy vëllezër të tij, pas kohës së iftarit.
23-vjeçari është djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fazli Hoxha, prej të cilit e ka trashëguar emrin, pasi lindi disa muaj pas vdekjes së tij.
E një postim prekës e ka bërë një familjar i të ndjerit, i cili ka thënë se babai i tij dëshmor nuk e ka dhënë jetën që pas 23 viteve t’i vritet djali në pabesi.
“Mbas vrasjes se Bacit Fazli pas disa muajsh u rikthye buzëqeshja ne familjen Hoxhaj (lindi nje djalë qe e pagëzuan me emrin e babait te vrarë ne masakren e Gullbocit). Por baci Fazli nuk e dha jetën qe sot pas 23 viteve ti vritet djali ne pabesi nga dora e shqiptarit”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, çdo problem ka zgjidhje, por jo me vrasje teksa ka bërë thirrje për të ndalur vëllavrasjen.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…