Kamëz, 3 qershor – Një skenë si në filma është regjistruar mesditën e sotme në Kamëz, ku një person ndaj të cilit policia i kishte shkuar në shtëpi për ta shoqëruar, ka nxjerrë kalashnikovin dhe pistoletën dhe i ka kërcënuar efektivët se do i vriste nëse do t’i afroheshin.
Si ndodhi ngjarja? Zanafilla e ngjarjes daton një vit më parë, kur ndaj tij ishin ngritur akuzat për dhunë në familje dhe pengim i shkuarjes në shkollë të fëmijëve të tij, transmeton Raport tv Burimet thonë se bëhet fjalë për një të dyshuar me bindje ekstreme, i cili i pengonte fëmijët të mësonin me pretendimin se ata i shkollonte Allahu. Efektivët e Komisariatit të Kamëz kanë shkuar ditën e djeshme në shtëpi për të bërë shoqërimin e detyrueshëm pasi Ronald Kryemadhi është në gjyq për “dhunë në familje” dhe se nuk lejonte fëmijët të shkonte në shkollë, po ai ka nxjerrë armën drejtuar policëve dhe duke kërcënuar se do të vriste edhe fëmijët. Negocimi “dështoi” ditën e djeshme, për këtë arsye, uniformat blu janë rikthyer sërish sot në banesë, por kanë hasur sërish rezistencë nga ana e Ronald Kryemadhit. Për këtë arsye efektivë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, FNSH dhe RENEA kanë rrethuar shtëpinë, kanë bërë evakuimin e banorëve, duke bërë që pas negociatave që kanë zgjatur për 40 minuta, autori është vetëdorëzuar.
Ronald Kryemadhi është i besimit mysliman dhe vajzat i ka të veshura me ferexhe dhe i pengonte fëmijët të mësonin me pretendimin se ata i shkollonte Zoti.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…