POLITIKE

‘Baci’: Pacolli: S’ka kryeministër a ministër që i kam kërkuar favor, kam marr vetëm një tender

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se asnjëherë s’ka kërkuar favore nga udhëheqësit e institucioneve në Kosovë për biznesin e tij.

Ai tha se për hatër të publikut në Kosovë duhet ta sqarojë këtë meqë qëllimi i tij kur u kthye në Kosovë ishte “mbështetja” për vendin e tij.

“Natyra dhe transparenca ime kërkon që publikut në Kosovë t’i sqaroj edhe këtë: Unë u ktheva në Kosovë në vitin 2006 me shpresën se ekzistonin kushtet për ta mbështetur vendin me atë që dija dhe me atë që kisha mundësi. Rezultatet do të ishin ndryshe nëse do të kisha gjetur mbështetje. Megjithatë, ne të grupit Mabetex, pa mbështetjen e askujt dhe të shtetit, kemi arritur të zhvillojmë ndërmarrësin në Kosovë duke krijuar shumë fabrika, veprimtari dhe aktivitete ku janë krijuar mijëra vende pune dhe duke i siguruar vetës vendin e eksportuesit më të madh të produkteve industriale dhe shërbimeve. Gjithçka që është krijuar deri tani është bërë me forcat tona, pa kërkuar ndihmë apo favore, nga askush, qoftë nga qeveritë apo përfaqësuesit e saj”.

Pacolli i ka vënë theks të veçantë një fjalie ku mohon se ka kërkuar favor nga krerët qeveritarë për të dëmtuar shtetin.

“NUK KA ASKUSH, AS MINISTËR,  AS KRYEMINISTËR, I NDONJË QEVERIE, KUDO E KUSHDO QOFTË AI, TË CILIT I KAM KËRKUAR NDONJË FAVOR KU KAM MUND TË PËRFITOJ NË DËM TË DIKUJT APO SHTETIT. Unë sfidoj këdo të dëshmoj të kundërtën…por me prova”.

Ai ka bërë të ditur se ka poseduar vetëm një tender publik, për të cilin thotë se është i gatshëm ta tregojë se s’ka fituar asgjë sa i përket anës materiale.

“I VETMI tender publik që kompania ime ka implementuar është Pallati Rilindja (për cilin është spekuluar shumë) i ndërtuar sipas normave dhe standardeve evropiane, ku unë jam gati të ilustroj se nuk ka pas asnjë fitim nga kjo kontratë.  Ajo që mund të kishte qenë një fitim për kompaninë është investua në ngritjen e sallës së konferencave (brenda këtij objekti) dhe që nuk ishte pjesë e kontratës. Në të anën tjetër, “Fondacioni Behgjet Pacolli” (shih faqen e internetit të Fondacionit) ka kontribuar shuma të mëdha (me fondet e veta) në shumë fusha”, ka përfunduar Pacolli.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago