Bajqinovci i paralajmëron fort këta drejtues të institucioneve të drejtësisë: Vetingu është i domosdoshëm

Deputeti i ardhshëm nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka paralajmëruar procesin e vetingut edhe në Kosovë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Bajqinovci, ka përmendur procesin e vetingut, i cili është duke ndodhur në Shqipëri, teksa ka thënë se një lloj i tillë i verifikimit, duhet bërë edhe në Kosovë.

Ai ka përmendur, institucionet si prokuroria, gjyqësori, policia, AKI-ja dhe Shërbimi Korrektues, të cilat sipas tij, një veting ndaj tyre është i domosdoshëm.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe kryeshefat e agjencive të pavarura dhe ekzekutive.

Deri më tash në Shqipëri procesit të Vettingut i janë nënshtruar 271 prokuror dhe gjykatës.
Nga procesi i Vettingut 89 janë shkarkuar nga detyra dhe janë dorëhequr 21 gjykatës dhe prokuror ose në përqindje 41% janë larguar nga puna.

Largimet janë bërë kryesisht për shkak të pasurive të paligjshme, vendimeve arbitrare por edhe për lidhjet me krimin.
Në procesin e Vettingut në Shqipëri pritet të futen edhe 500 gjykatës dhe prokuror, ndërsa ka filluar zyrtarisht edhe Vettingu në policin shqiptare.

Vettingu në sistemin prokurorial, gjyqësor, polici, AKI dhe Shërbim korrektues dhe agjenci të pavarura – ekzekutive të Kosovës është më se i domosdoshëm dhe do të ndodhë.

Verifikimi i duhet institucioneve të Kosovës që të pastrohen institucionet nga njerëz pa integritet dhe të korruptuar, pra që të kemi gjykatës, prokuror, major, nënkolonel, kolonel në polici si dhe kryeshefa të agjencive të pavarura dhe ekzekutive pra në pozita të rëndësishme shtetërore njerëz të pastër.