Një veturë me targa zyrtare 5Z 106 20, është filmuar sot gjatë ditës duke bërë një kundërvajtje në komunikacion në Rrugën e Kombit.
Përveç se vetura e shtetit po shfrytëzohet jashtë orarit të punës, jasht territorit të shtetit në ditë vikendi, vetura ka shkaktuar edhe kundërvajtje duke tejkaluar një automjet të rëndë në vijë të plotë, diku në Rrugën e Kombit në Shqipëri.
Nuk është hera e parë që veturat me targa zyrtare shfrytëzohen nga punëtorë të pandershëm për qëllime personale.
Në korrikun e këtij viti, ish-zv.ministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni, u shkarkua pikërisht për shkak të gjestit që kishte bërë duke ngritur këmbët përpjetë në makinë zyrtare.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…