Menjëherë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpalli rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, Bajram Hasani ka ironizuar me partinë e Fatmir Limajt, pjesë e së cilës ishte dikur.
Përmes një postimi në Facebook, Hasani ka pyetur me ironi se pse Kryetarja e KQZ’së kur i shpalli rezultatete nuk e përmendi Nismën Socialdemokrae.
“Pse more Valdete Daka kur i shpalli rezultatet se permendi NISMA-në hiq ?🤔 😜”, ka shkruar Hasani.
Ndryshe, koalicioni parazgjedhor Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë, nuk e kanë kaluar pragun për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Nisma-AKR-PD ka marr 42 mijë e 72 vota apo 4,984 për qind, përderisa për ta kaluar pragun nevojiten 5 për qind e votave.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…