Sic ka raportuar gjatë ditës IndeksOnline, sot kanë filluar të ekzekutohen dhe tu dalin qytetarëve nga 170 eurot e premtuara si pjesë e pakos emergjente, për të gjithë punëtorët e regjistruar në sektorin privat.
Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Ministria e Financave, të cilët kanë njoftuar se ka filluar ekzekutimi i pagesave për përfituesit e masës 3a (170€)
“Sot pas ekzekutimit me sukses të masës 15, Ministria e Financave ka kënaqësinë që t`ju njoftoj se gjatë ditës nga Thesari janë ekzekutuar edhe 80,199 pagesa për përfituesit e masës 3a, prej të cilëve 3,369 mijë persona marrin pagesë të dyfishtë, ngaqë nuk kanë përfituar herën e parë.
Për masën 3a, mjetet mund të tërhiqen duke filluar nga sot në zyrat bankare, ndërsa pagesat e radhës do të kryhen në vazhdimësi nga nesër, në përputhje me listat të cilat pranohen nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përgjegjëse për zbatimin e masave”, thuhet në njoftimin që mban vulën e ministres Hykmete Bajrami.
Tutje thuhet se bazuar në dinamikën e paraparë të ekzekutimit të pagesave që kushtëzohen nga kapacitetet teknike por edhe zbatimi i udhëzimeve të MSH dhe IKSHPK, pagesat e pakos emergjente janë strukturuar dhe do të kryhen në dy ditët në vazhdim, për çka do të ju njoftojmë.
“Ministria e Financave ju rikujton se është e nevojshme të zbatohen udhëzimet e institucioneve shëndetësore, gjatë kryerjes se veprimeve bankare për tërheqjen e mjeteve”, përfundon njoftimi.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…