POLITIKE

“Ballkani i Hapur”, Rama: Nuk më shqetësojnë akuzat, me Kosovën do të bëjmë punë të mira

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës, është ndalur edhe një herë tek Ballkani i Hapur. Sipas Ramës tashmë Shqipëria ka një imazh tjetër në sytë e botës, ndërsa thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të presin edhe më shumë për të garantuar 4 liritë si në Shengen. Rama e ka konsideruar Ballkanin e Hapur si një proces të Berlinit ndërsa shton se akuzat që janë bërë kundër kësaj nisme nuk e shqetësojnë aspak.

“Vet imazhi i vendi tonë, Nuk kanë asnjë krahasim me vitin 2013. Dhe sot janë më lart se vitin 2017. Kjo qeveri mbyll mandatin me realizimin e kushteve dhe stërkushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Me hapjen e një kapitulli të ri. Si një prej nismëtarëve të Ballkanit të Hapur. Që në thelb nuk është asgjë tjetër përveçse procesi i Berlinit. Me një shpejtësi e përgjegjësi të re. Pa pritur që përjetësimin e 4 lirive të Bashkimit Europian. Të kalojë në edhe 8 vjet që për çdo hap të kujtohen ndërkombëtarët.” tha Rama.

“Polemikat për Ballkanin e Hapur dhe akuzat e hatashme ndaj këtij procesi dhe ndaj meje. Qoftë nga Prishtina qoftë edhe nga Tirana nuk më shqetësojnë fare dhe nuk duhet të na shqetësojnë në mandatin e tretë. Ka shumë tym dhe zjarr të ndezur për qëllimet e politikës së ditës” tha Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë ka shtuar se me qeverinë e Kosovës pritet të realizohen punë të mira në interes të përbashkët megjithëse mos dakortësisë për Ballkanin e Hapur.

“Por qeveria e re t vazhdojë para edhe në këtë drejtim dhe kam besim që me qeverinë e Kosovës do të bëjmë plotë punë të mira me interes të përbashkët. Pavarësisht mos dakortësisë së kolegëve në Kosovë me Ballkanin e Hapur” tha Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago