Këtë të shtunë, 22 nëntor, Belinda Balluku u paraqit rreth orës 09:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), për komunikimin e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ajo doli nga ambientet e GJKKO-së pas 40 minutash, ndërsa nuk dha asnjë koment për gazetarët.
Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, seanca u ndërpre pasi avokatët e Ballukut kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore.
“Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë një seancë për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masave dhe sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025. Seanca është caktuar për datën 22 nëntor 2025, ora 09:00”, u njoftua të premten, 21 nëntor.
Balluku u mor e pandehur më 30 tetor, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me tunelin e Llogarasë, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra si zv.kryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Masa e “arrestit në shtëpi” u caktua për kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli dhe administratorin e KESH, Erald Elezi, në sajë të hetimeve të kryera për tenderin e Unazës së Madhe, specifikisht lotin e katërt të saj. Këta të fundit mbërritën në ambientet e gjykatës, të shoqëruar nga forcat policore.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…