Institucionet mikrofinanciare janë shndërruar në biznese të mira në Kosovë. Një nga to është edhe banka “Monego”, e cila operon për më shumë se një vit në Kosovë.
Mënyra se si funksionon “Monego”, jep përshtypjen se fenomeni i fajdes është legalizuar në Kosovë. Indeksonline ka siguruar SMS se si Monego i joshë klientët e saj me oferta që janë shumë të ngjashme me fajden.
Dy ditë para afatit për të paguar kredinë, banka që operon në Kosovë u dërgon oferta klientëve me norma tejet të larta interesi. Normat e interesit janë nga 10%, 15% e në disa raste kanë shkuar deri në 30%, shkruan Indeksonline.
BQK-ja e kishte dënuar Monegon muaj më parë pikërisht për manipulimin me normat e interesit në kredi.
“Çdoherë kur ne vërejmë se ka shkelje, sidomos kur shkelja ka të bëjë me dëmtim të klientëve, ne marrim masa që fillimisht të zhdëmtohen klientët dhe më pas pasojnë masat ndëshkimore administrative. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si rregullatore, gjithnjë i adreson shkeljet përmes masave dhe atë varësisht prej peshës së shkeljes.
Me qëllim të sigurimit se IFB-të dhe IFJB-të janë duke punuar në pajtim me ligjin, ne kemi kryer ekzaminimet e fokusuara dhe kemi hasur s’përputhje në krahasim me legjislacionin që është në fuqi dhe BQK-ja ka ndërmarrë masat” thuhej në reagimin e BQK-së pas dënimit që i kishte bërë Monegos.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…