Barcelona e ka turpëruar skuadrën e Real Madridit në shtëpi.
Barça të shtunën në mbrëmje e mposhti Realin me rezultatin e thellë 4:0 në kuadër të javës së 11-të të La Ligas. Pjesa e parë ishte e dominuar nga Reali por përfundoi pa gola.
Në pjesën e dytë, Barcelona tregoi ndeshje më të mirë dhe i shënoi katër golat.
Robert Lewandowski i shënoi dy golat e parë në minutat 54-t dhe 56-të.
Lamine Yamal realizoi për 3:0 në minutën e 77-të. Golin e fundit në ndeshje e shënoi Raphinha në minutën e 84-të.
Barcelona është lider në tabelë me 30 pikë. Reali mbetet në vendin e dytë me 24 pikë.