Bardhyl Mahmuti i ka reaguar përkthyesit të raportit të ekspertizës zvicerane për Astrit Deharin, Ismail Ismailit. Përmes një postimi në Facebook, Mahmuti thotë se varianti publik i përkthimit në shqip të kësaj ekspertize është përpjekje e qëllimshme për të fshehur krimin
Të enjten e 24 tëtorit në ftuar në emisionin Pressing në T7 të ftuar ishin familja e Astrit Deharit dhe avokati Tomë Gashi, për të diskutuar rreth gjetjeve të ekspertizës në rastin “Dehari”. Përmes linjës telefonike u inkuadrua edhe ish-përfaqësuesi politik i UÇK’së, Bardhyl Mahmuti, i cili tha se përkthimi i ekspertizës nga gjuha frënge në shqip është zbutur.
Pas deklaratave të Mahmutit, ka reaguar përkthyesi i ekspertizës, Ismail Ismaili, i cili ka thënë se nuk ka pasur shumë kohë për ta bërë përkthimin, por po ashtu ka deklaruar se përkthimi është bërë fjalë për fjalë pasi në një rast të tillë nuk lejohet përshtatja e fjalëve, por sipas tij duhet të përkthehet ashtu si është e shkruar, për shkak të ndjeshmërisë së temës dhe termave mjekësorë.
E për reagimet e Ismailit, Mahmuti po thotë se përkthimi në shqip i ekspertizës së çështjes “Astrit Dehari” është përpjekje e qëllimshme për të fshehur krimin.
“Ismail Ismailit katër ditë i duket kohë e shkurtër për të përkthyer këtë raport, ndërkaq disa orë pas ndërhyrjes sime ai deklaron: “Asnjë pikë, as presje kush s’ka qit në të, sepse katër ditë nuk kam dalë prej banese. Sa kam mujtë me përkthy që me ia bo gati atyre që ma lypën shpejt. E kam dorëzuar të mërkurën në orën 13:00”. Është e çuditshme se si arriti që, brenda disa orësh, të bëjë verifikimin e dy teksteve dhe të dalë në përfundimin nëse është ndërhyrë apo jo në materialin që ka përkthyer”, ka shkruar Mahmuti.