POLITIKE

Basha mohon se shkroi keq për UÇK-në: Unë kam hulumtuar veç për islamin fundamentalist, asnjë shkronjë kundër UÇK-së

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka mbajtur një konferencë për media ku ka mohuar përfshirjen e tij në çështjet që lidhen me UÇK-në, duke sqaruar se të gjitha veprimet e tij akademike dhe profesionale lidhen vetëm me studimet mbi islamin fundamentalist.

Basha tha se shpifjet kundër tij nuk kanë të ndalur dhe se ndjen përgjegjësi të sqarojë publikisht situatën: “Unë këtu jam për të deklaruar që nuk është hera e parë që unë si Dimal Basha, e as ne si VV sulmohemi me të pavërteta nga qarqe të caktuara. Është e lodhshme që në këtë vend shpifjet nuk kanë të ndalur, andaj ndjej përgjegjësi të sqarojë për akuzat që janë ngritur kundër meje. Në vitin 2012 keam dorëzuar hulumtim për publikm, atë kohë kam bërë hulumtim për deportimin e islamit fundamendalist në Evropën Juglindore, kam dërguar hulumtim vetëm për këtë temë. Këtu përfundon përgjegjësia ime për këtë temë. Edhe tema ime master gjithashtu e mbulon vetëm këtë pjesë. Asnjë fjalë të vetme nuk e gjeni UÇK ose çkado tjetër. E mbulon vetëm temën e islamit fundamentalist me fokus Kosovën. Të njëjtën e thotë profesoresha ku kam studiuar, ajo personalisht ka dërguar email demantues. Nuk kam shkruar asnjë fjali nga kapitujt e tjerë. Këto akuza, dhe lidhjet e mia me raportin e Dick Martyt janë të ulëta, sepse unë në vitin 2010 kam publikuar shkrim të cilin do ta shpërndaj me ju, ku kam bërë thirrje që të luftohet ky raport sepse do të na kushtojë shumë. Është i publikuar në Telegrafi ku i bëj thirrje diplomacies të intervenojnë sa më shpejt. Unë Dimal Basha si kryetar Kuvendi e si çdo qytetar, e kam të shenjtë luftën e UÇK-së. Unë i përulem secilit që ka kontribuar në luftë e paqe. Kurrë në jetën time nuk është shkruar e as nuk gjendet asnjë shkrim për këtë vlerë, distancohem kundër kësaj vlere. Për dy mandate kam bërë beteja të mjaftueshme dhe jashtë tij. 6 vite, portalet e të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar duke më ofenduar në mënyra më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit. Kjo nuk është sot, të njëjtit e kanë bërë të njëjtën propaganda kundëër Donika Gërvallës me vite të tëra. Të njëjtit që edhe presidentin Rugova e quanin tradhtarë. Po të njëjtit vazhdojnë me ofendime ndaj Kurtit. Mos harroni se i keni të njëjtat burime që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës, dhe për Listën Serbe”, tha Basha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago