Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të proklamojë vettingun në politikë si çelësi për luftimin e korrupsionit në vend.
Në një postim në twitter Basha shkruan se “që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë”.
Basha nënvizon se rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin dhesigurinë dhe vret demokracinë, do të çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së.