Kryeministri Edi Rama tha se specialistët e spitalit izraelit “Sheba Medical Center”, me të cilët do të bashkëpunohet për modernizimin e Spitalit Onkologjik, po e bëjnë këtë jo për përfitime personale, por për shkak të ndihmës që shqiptarët kanë dhënë për hebrenjtë gjatë Holokaustit.
“Miqtë nga Izraeli nuk kanë këtu asnjë interes. Nuk janë këtu për të fituar asgjë, as para, as reputacion, as ndonjë favor tjetër nga Shqipëria. Janë këtu për të na mbështetur dhe siç e dëgjuat nga fjala e Joelit dhe siç e kam dëgjuar unë, për t’i kthyer mbrapsht popullit shqiptar, në fushën e tyre, një borxh moral, për çfarë populli shqiptar bëri për hebrenjtë gjatë Luftës II Botërore”, tha Rama para mjekëve të spitalit gjatë prezantimit të projektit.
“Dhe kjo mund t’i tingëllojë shumë e bukur për të qenë e vërtetë shumë kujt që nuk e njeh popullin hebre, kjo mund t’i duket retorikë shumëkujt që nuk e ka idenë se çfarë do të thotë për hebrenjtë Holokausti dhe çfarë do të thotë ndihma e gjithsekujt në atë kohë, ndaj qoftë edhe një hebreu të vetëm, por për të gjithë ata që e dinë se çfarë thellësie ka në shpirtin e popullit të Izraelit dhe vendi të veçantë ka në mendjen e popullit të Izraelit dhembjet e Holokaustit dhe gjithë, ai pak solidaritet që hebrenjtë gjetën ndërkohë që shumica dërrmuese i trajtoi si mish për top, është absolutisht kështu dhe vetëm kështu”.
Rama shtoi se synimi është forcimi i kapaciteteve të shërbimit onkologjik, rritja e standardeve dhe sjellja e një zgjidhjeje moderne për qytetarët. “Do ta bëjmë QSUT në 5 vitet e ardhshme, një qendër ekselence teknologjike”, tha Rama.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…