FOTO&VIDEO

Bashkësia Fetare Islame në Shkup bëhet me hotel

Dje në Shkup, ka filluar ndërtimi i hotelit “Isra”, në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Hoteli do të jetë me sipërfaqe prej 5.350 m2, me shtatë kate, me pesë yje, shkruan gazeta KOHA.

Në vënien e gurit themeltar kanë marrë pjesë kryetari i BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, kryetari i Kuvendit të BFI-së, Fadil ef. Ramadani, myftiu i Shkupit, Qenan ef. Ismaili, ai i Tetovës – Qani ef. Nesimi dhe i Gostivarit – Shaqir ef. Fetahu, dekani i FSHI prof. dr. Shaban ef. Sulejmani, drejtori i Medresesë Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi; pastaj: Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i Komunës së Çairit Visar Ganiu, i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti etj.

Vegim Etemi, pronari i firmës “Rajana Inxhiniering”, pjesëmarrëse në ndërtim, në fjalën e tij të rastit ka thënë se investimi i këtillë është i pari në RMV. Me këtë investim do të bëhet urbanizimi dhe modernizimi i lagjes Seravë, gjithnjë me qëllim që jetesa e banorëve këtu të bëhet më e lehtë, ndryshe prej më parë, kur këtu, në vakëfin e BFI-së, ka qenë firma “Komunalec”, ka thënë ai.

Kryetari i BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, fjalën e tij përshëndetëse e ka çelur me një ajet nga Kurani i shenjtë: “Veproni, punoni, ngase punët tuaja i vlerësojnë Allahu (xh. sh.), Muhamedi (a. s.) dhe besimtarët.” Ai në vazhdim ka falënderuar firmën “Rajana Inxhiniering” për marrëveshjen e arritur, pastaj Komunën e Çairit për dokumentacionin e akorduar në kohë etj. Vëmendjen e të pranishmëve e ka tërhequr shpjegimi i tij i emrit “Isra”, të cilin do të mbajë Hoteli: Isra – ka thënë ai – është udhëtimi i Muhamedit (a. s.) nga Meka në Jerusalem (Kuds). Presim – ka thënë Kryetari i BFI – që udhëtime të këtilla, me këtë shpejtësi dhe me këtë nijet, myslimanët e këtij vendi të kenë këtu e paskëtaj, dhashtë Zoti, sa më shumë. Reis’ul-Ulemaja gjithashtu ka shpjeguar se të ardhurat që do të sigurohen nga ky hotel do të shfrytëzohen në procesin edukativo-arsimor të BFI-së.

Hotel Isra në Çair, në lagjen Seravë, pritet të ndërtohet për një kohë relativisht të shkurtër. (koha.mk)


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

4 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

7 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

9 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

9 orë ago