Presidenti serb do të marrë pjesë me krenari në festimet me rastin e ditës së fitores në Moskë. Këtë e tha zv.kryeministri Aleksandër Vulin. I pyetur nëse Serbia po përballet me trysni pasi presidenti serb do të jetë në Moskë më 9 maj kur përkujtohet fitorja ndaj Gjermanisë naziste, Vulin tha se Perëndimi i ka bërë presion Serbisë të vendosë sanksione ndaj Moskës prej 3 vitesh, por ata nuk e kanë bërë.
“Sigurisht, ata thonë se presidenti putin është dikush që nuk duhet ta takosh, por personalisht e kam takuar Putinin dy herë në jetën time dhe jam shumë krenar për këtë. E konsideroj këtë kulmin e karrierës time. Është një nder i madh të jesh me presidentin Putin e veçanërisht në ditën e fitores”, ishin fjalët e Vulin, raporton A2 CNN.
Vulin foli gjithashtu për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të forcave të armatosura serbe në paradën e Moskës.
“Ushtarët tanë do të marrin pjesë në paradë me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiç. Pjesëmarrja e tyre në paradën ushtarake është plotësisht normale, duke konsideruar se luftuam bashkë në luftën e dytë botërore dhe dolëm prej saj fitues”, përfundon Vulin.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…