Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Pejë për veprën penale ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim i artikujve te dëmshëm ushqimorë’.
Ata po ashtu e kanë bastisur mishtoren “Qingji” me lokale përcjellëse, në prezencën e pronarit dyshuar A. Zh. dhe bashkëpronarit dyshuari A. Zh.
Gjatë bastisjes është hasur në një sasi të mishit rreth 1178 kilogramë mish i cili nuk kishte vula të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, si dhe nuk posedonin dokumentacion që dëshmon prejardhjen e mishit. Mishi ka qenë një pjesë i përpunuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht njësiti hetimeve të stacionit policor Pejë, më datë 7 shkurt 2020 rreth orës 11:45 në rr. ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës themelore-Pejë, me ç’rast është bastisur mishtorja ‘Qingji’ me lokale përcjellëse, në prezencën e pronarit dyshuar A. Zh. (1977) dhe bashkëpronarit dyshuari A. Zh.(1974).
Gjatë bastisjes është hasur në një sasi të mishit rreth 1,178 kg (e matur), mish i cili nuk kishte vula të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, si dhe nuk posedonin dokumentacion që dëshmon prejardhjen e mishit. Mishi ka qenë një pjesë i përpunuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektoret e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, të cilët kanë bërë inspektimin e tij dhe kanë gjetur mangësi.
Të njëjtit në vendin e ngjarjes kanë përpiluar procesverbalin, për një sasi të mishit prej rreth 452.6 kg që kundërmonte erë të rëndë, dhe kishte ngjyrë jo normale. E gjithë sasia prej 1178 kg është asgjësuar me urdhër të inspektorëve nga ana e punëtoreve të kompanisë ‘Ambienti’ në prezencë të Policisë.
Për rastin është informuar edhe prokurori kompetent dhe i dyshuari parë, A. Zh.(1977) ndalohet për 48 orë, ndërsa i dyshuari dytë lirohet në procedurë të rregulltë.
Po ashtu me datë 7 shkurt 2020 rreth orës 19:45 në fshatin Vitomiricë – Pejë njësiti i hetimeve të stacionit policor – Pejë, për deri ishin në asistim të inspektorëve të agjensionit të ushqimit dhe veterinës, kanë shkuar në stallën e të dyshuarit A.H.(1982), aty kanë hasur tri(3) gjedhe (lopë) të therura, të cilat nuk kanë pasur vule te AUV-së dhe për ketë arsye të njëjtat nuk kanë qenë të therura në mënyrë të rregullt. Për ketë arsye nga ana e inspektoreve i është shqiptuar fletëparaqitja të dyshuarit në vendin e ngjarjes. Vendi ku kanë qene gjedhet e vendosura iu ka vendos bllomba derës së hyrjes deri sa të tërhiqet mishi nga aty për asgjësim.
I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve. Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.