KRYESORE

Mullisët paralajmërojnë rritje të çmimit të miellit pas shtrenjtimit të rrymës

Pas rritjes së çmimit të rrymës për 16.1 për qind, pritet të ketë edhe rritje të çmimit të miellit dhe produkteve të tjera.

Kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu, ka theksuar se çmimi i energjisë elektrike ka një ndikim të drejtpërdrejtë në koston e prodhimit të mallrave, duke ndikuar sipas tij në çmimet e produkteve të ndryshme. Derisa edhe qytetarë dhe njohës të ekonomisë vlerësojnë se ky vendim është i padrejtë krahasuar me standardin e jetesës, raporton KosovaPress.

Zejnullahu ka sqaruar se, megjithëse energjia elektrike është një faktor i rëndësishëm, nuk është pjesë e madhe e kostos së prodhimit të miellit. Për këtë arsye, ai ka theksuar se shtrenjtimi i miellit nuk pritet të jetë i madh, ndonëse mund të ketë një rritje të lehtë të çmimit, deri në 5 euro për ton.

“Shtrenjtimi i energjisë elektrike për 16.1 për qind, që ka vendosur ZRRE-ja, do të ketë ndikim dhe shtrenjtim në të gjitha sferat e jetës në Kosovë, pasi energjia elektrike është një faktor që ndikon në koston e prodhimit, përpunimit, e kështu më radhë. Mirëpo, sa i përket miellit nuk ndikon drejtpërdrejt në një ngritje të madhe, pasi që energjia elektrike në koston e prodhimit nuk është pjesë e madhe e përbërjes së çmimit… Nuk duhet të shfrytëzohet kjo situatë si pretekst për t’i ngritur çmimet pa ndonjë arsyeje, nuk e shoh një arsyeje për ngritje të çmimit kaq të mëdha, sigurisht se do të ketë një ngritje të çmimit të lehtë. Nëse flasim për miellin drejtpërdrejt, nëse çmimi sot është 320 apo 350, çmimi që mund të ngrihet maksimumi, mundet me qenë rreth 5 euro për ton”, thotë Zejnullahu.

Në anën tjetër të shqetësuar shprehen qytetarët. Qytetari, Fadil Rugova konsideron se vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, është i padrejtë, pasi do të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të produkteve tjera. Përveç mosndërhyrjes së shtetit për parandalimin e rritjes së çmimit, ai thotë se të njëjtit po veprojnë kundër popullit.

“Shumë vendim i papërshtatshëm, kundër popullit po punojnë, veç për interesa personale. Gjithsesi (duhet ndërhyrja e shtetit)…Ushqehemi veç me bukë të furrës”, thotë Rugova.

Edhe qytetari, Hajrullah Avdullahu thotë se në rast se rritet edhe çmimi i bukës, kjo sipas tij do të jetë e papërballueshme.

“Është i papërballueshëm, rrogat 200 euro, një pension…Buka 80 centë qysh e kanë paralajmëruar është i papërballueshëm…Por s’kemi shtet ne, kur nuk mund të bëjnë Kuvendin”, thotë Avdullahi.

Ndërkaq, edhe qytetarja, Esma Rugova thotë se vendimi për shtrenjtim të rrymës dhe paralajmërimi për shtrenjtim të bukës është i padrejtë.

“Nuk është vendim i duhur, por nuk e di qysh po e llogarisin, nuk po i kuptoj…gjithsesi është shtrenjtë”, thotë Rugova.

Në anën tjetër, njohësi për çështje të ekonomisë, Adem Qorrolli ka thënë se rritja e çmimeve për energjinë, bukën dhe produkte të tjera esenciale është një goditje e rëndë për qytetarët, të cilët tashmë po përballen me një nivel të ulët të të ardhurave.

“Tashmë ekonomia e Kosovës është një hap më afër nga kolapsi dhe kuptohet tashmë jemi afër rritjeve të çmimit pa asnjë balancë dhe pa asnjë kosto, dhe sigurisht kur nuk rriten të hyrat për qytetarë dhe rriten gjithmonë kostot, sigurisht se varfëria dhe rrezikshmëria për një ekonomi jostabile tashmë e kemi afër, sepse qeveria dhe institucionet tashmë kanë vendin dhe mendjen vetëm tek pozitat dhe të ardhurat e tyre, dhe pak i intereson qytetari apo votuesi. Kështu qytetari të përgatitet për pagesën e rrymës, pagesën e bukës dhe pagesën e shportës së konsumit, ku kuptohet gati të gjitha do të lëvizin nga 10 centë deri në 1 euro, dhe ato tek esencialet”, thotë Qorrolli.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë të premten e 11 prillit bëri të ditur se rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të hyrat e lejuara maksimale është rreth 16%, raporton KosovaPress.

Qytetarët e Kosovës nga muaji maj do të paguajnë 16 për qind më shtrenjtë për energjinë elektrike.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetarët, madje kishte edhe protesta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago