Policia në Singapor ka sekuestruar rreth 735 milionë dollarë – përfshirë shtëpi e vetura luksoze dhe para – në një prej hetimeve më të mëdha të pastrimit të parave.
Shtëpitë luksoze, veturat, çanta të dizajnerëve dhe 17 milionë dollarë para ishin në mesin e gjërave të sekuestruara.
Policia arrestoi dhjetë persona në operacion, të gjithë me pasaporta të huaja.
Bastisjet në këtë masë në Singapor janë të rralla, e cila ka shkallë të ulët të krimeve në botë, raportoi BBC.
94 shtëpi bashkë me 50 vetura janë sekuestruar.
“Kemi zero tolerancë për përdorimin e Singaporit si strehë e sigurt për kriminelët”, ka thënë David Chew, drejtor i Policisë.