Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të përshpejtohet si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ky është përfundimi në të cilin arrin media franceze Liberation.
Përmes një shkrimi mbi Shqipërinë dhe rolin e saj në Ballkan, media franceze shkruan se synimet Perëndimit janë të qarta ndaj Shqipërisë dhe rajonit; të bashkohet politikisht dhe të forcohet ushtarakisht Ballkani Perëndimor.
Duke iu referuar vendosjes së bazës së NATO-s në Kuçovë, Liberation shkruan se kjo qendër e re operacionale e forcave të Aleancës e vendos Ballkanin Perëndimor në pikë strategjike përballë vendeve perëndimore.
“75 avionët luftarakë sovjetikë të ndryshkur shfaqen përgjatë pistës së aeroportit ushtarak të Kuçovës, ish-baza komuniste ushtarake. Por kjo bazë për të pritur qendrën e re operacionale të NATO-s, është gati të rifitojë shkëlqimin e saj. Rinovimi i kësaj pjese nisi në vitin 2018, ndërsa u përshpejtua nga kriza ukrainase, e cila favorizon bashkëpunimin brenda kampit kundër të Perëndimit kundër Putinit dhe forcon mbrojtjen e territoreve në të cilat mund të shtrihet konflikti”, shkruan Liberation.
“Mjedisi i ri global i sigurisë i ka dhënë tani një shtysë të konsiderueshme përfundimit të projektit” tha për AFP-në një zyrtar i NATO-s duke iu referuar bazës së Kuçovës.
Restaurimi i pistës, modernizimi i kullës së kontrollit, ndërtimi i njësive të reja të magazinimit. Baza e cila përfundon në vitin 2023, financohet nga fondet e aleancës transatlantike, e cila tashmë ka akorduar më shumë se 51 milion euro që nga fillimi i projektit në vitin 2018.
Duke ofruar mbështetje për forcat e NATO-s tashmë të pranishme, veçanërisht në kampin Bondsteel, në pjesën jugore të Kosovës, baza ajrore e Kuçovës do të paraqesë një aset strategjik kryesor në një rajon politikisht të paqëndrueshëm, siç është ai i Ballkanit Perëndimor.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…