Presidenti Donald Trump, duke folur për konfliktet e shumta që i ka parandaluar ose i ka ndalur tërësisht nëpër botë, shpeshherë ka përmendur edhe Kosovën dhe Serbinë. Për këtë, mediumi publik britanik, BBC, kërkoi detaje nga Shtëpia e Bardhë, përcjell Gazeta Metro.
BBC e pyeti Shtëpinë e Bardhë për më shumë detaje rreth asaj se kur dhe si është parandaluar ky konflikt. Përgjigjja zyrtare e drejtoi mediumin në vitin 2020, kur Kosova dhe Serbia nënshkruan Marrëveshjen e Washington-it për normalizim ekonomik.
Pas marrjes së mandatit të dytë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump filloi të përmendë edhe një herë Kosovën e Serbinë, si shembull të një konflikti që ka parandaluar, por pa dhënë detaje nëse fjala është për këtë vit apo për mandatin e tij të parë. Presidentja Vjosa Osmani, gjatë një vizite muajin e kaluar në SHBA, tha se Trump ka parandaluar një përshkallëzim të situatës kohëve të fundit.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…