Kryediplomatja e Bashkimit Europian dhe Komisioneri Kos kanë dhënë një deklaratë të përbashkët mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Në deklaratë thuhet se zgjedhjet në vendin tonë ishin përgjithësisht profesionale dhe konkurruese, pavarësisht se sipas tyre, u zhvilluan në një klimë tejet të polarizuar.
Po ashtu, në deklaratë thuhet se në zgjedhje u evidentuan edhe disa problematika, pasi palët politike nuk garonin në kushte të barabarta loje.
Kallas dhe Kos në deklaratën e tyre të përbashkët kanë thënë se BE do të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.