LAJME

Del agjenda e Këshillit Evropian, liberalizimi i vizave s’është, por ka gjasa që diskutohet

Këshilli Evropian ka bërë publike agjendën e takimit të 23 dhe 24 qershorit. Në pikat kryesore të publikuara, nuk është tema e liberalizimit të vizave për Kosovën, derisa përmendet çështja e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Megjithatë gjasat që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të futet në rend dite për diskutim janë të mëdha, meqë në njërën prej pikave të agjendës që ndërlidhet me çështjet e politikës së jashtme, thuhet se “në dritën e ngjarjeve, Këshilli Evropian mund të trajtojë çështje specifike të politikës së jashtme”.

Një prej pikave të agjendës së mbledhjes së Këshillit Evropian

Përpara takimit të Këshillit Evropian, presidenti Charls Michel, ua ka dërguar një letër krerëve të Qeverive të shteteve anëtare, në të cilat përmend edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Michel ka thënë se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në dhe se BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

“Prandaj ne duhet të ri-energjizojmë procesin e zgjerimit dhe ta çojmë përpara integrimin e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne do t’i takojmë ata përpara takimit formal të Këshillit Evropian”, ka thënë Michel në letrën e tij./GazetaExpress/

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago