KRYESORE

BE-ja i reagon ashpër Serbisë pas vizitës së Vulinit në Rusi

Bashkimi Evropian i tha Serbisë se mbajtja e raporteve me Rusinë në kohën kur Moska po vazhdon agresionin kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut dhe procesin e anëtarësimit.

Ky reagim i Brukselit pason një takim mes zëvendëskryeministrit serb, Aleksandar Vulin, me zyrtarët e Kremlinit në Moskë dhe pretendimeve për bashkëpunim të inteligjencës me Rusinë.

“BE-ja ka qenë e qartë me partnerët tanë: raportet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuara dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha blloku evropian në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë më 15 gusht.

Nga BE-ja thanë po ashtu se “duam që të gjitha shtetet kandidate t’i konsiderojmë si partnere të besueshme evropiane me parime të përbashkëta, vlera, siguri dhe prosperitet”.

Vulin, sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, ka falënderuar strukturat ruse të sigurisë për “paralajmërimin lidhur me planifikimin e trazirave masive dhe një tentim grushtshteti” në Serbi.

Me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Sergei Shoigu, në Moskë Vulin diskutoi për “pjesëmarrjen aktive të forcave të huaja në nxitjen artificiale të tensioneve”.

Qeveria serbe e përshkroi protestën kundër mihjes së litiumit si “përpjekje për grushtshtet”.

Në javët e fundit, dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka akuzuar shtetet perëndimore se qëndrojnë prapa protestave.

Më 11 gusht, para protestës në Beograd, Vuçiq po ashtu deklaroi se paralajmërimet nga shërbimet ruse thoshin se në Serbi “po planifikohen trazira masive, me qëllimin kryesor grushtshtetin dhe rrëzimin e udhëheqjes së shtetit”.

Kjo protestë kaloi pa incidente të mëdha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago