KRYESORE

BE: Kosova mbetet jashtë pagesave të reja, nuk ka dorëzuar raportimin zyrtar

Komisioni Evropian ka miratuar pagesat e reja për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi nga Paketa e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke i shpërblyer këto vende me transaksionet e dyta të mbështetjes financiare.

Ndërkohë, Kosova mbeti jashtë listës së përfituesve, megjithëse kishte qenë ndër vendet e para që kishte përmbushur kushtet teknike dhe kishte miratuar agjendën e reformave.

Mos funksionimi i institucioneve shtetërore dhe mungesa e Kuvendit për të ratifikuar marrëveshjen me Bashkimin Evropian kanë bërë që Kosova të mos jetë në gjendje të përfitojë nga kjo paketë, ndonëse fondet janë të gatshme dhe mund të aktivizohen sapo të zgjidhet ngërçi politik.

Një zyrtar i Bashkimit Evropian ka bërë të ditur për FrontOnline  se vonesa lidhet me proceset e brendshme në Kosovë, konkretisht me mungesën e ratifikimit të Marrëveshjes së Lehtësimit nga Kuvendi.

“Ky vendim nuk e mbulonte Kosovën, pasi Kosova nuk e ka dorëzuar zyrtarisht raportimin e saj. Mungesa e raportimit formal është pasojë e mos ratifikimit të Marrëveshjes së Lehtësimit’’, tha zyrtari i BE-së.

Në përgjigje BE ka inkurajuar Kosovën të ndjekë shembullin e shteteve fqinje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago