POLITIKE

BE: Serbia me ligjin për juridiksion në Kosovë shkel obligimet nga dialogu

Masat e Serbisë ndaj Kosovës, përmes së cilave ky shtet dëshiron të marrë kompetenca për të proceduar rastet e veprave edhe në territorin e Kosovës, shihen nga Bashkimi Evropian si shkelje e qartë e obligimeve të Serbisë nga dialogu si dhe marrëveshjet e arritura në këtë proces.

Bashkimi Evropian kërkon që Serbia të rishqyrtojë këtë draftligj dhe rikujton se Serbia ka obligime ndaj të gjitha marrëveshjeve nga procesi i dialogut. Këto porosi në emër të BE-së si përgjigje mediave ua ka dërguar Nabila Massralli, një zëdhënëse në BE për çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë.

“Qysh prej Marrëveshjes së Brukselin nga vitit 2013, Kosova dhe Serbia kanë obligime të qarta sa i përket juridiksionit përkatës. Draftligji i Qeverisë së Serbisë përmes së cilit e deklaron Kosovën si një zonë të mbrojtjes së veçantë, si dhe për juridiksionin që autoriteteve gjyqësore të merren me veprat kriminale në Kosovë, në mënyrën si janë publikuar, paraqesin shkelje të qarta nga ana e Serbisë të obligimeve nga dialogu dhe shkojnë në kundërshtim me përkushtimin e përsëritur rishtazi në kuadër të dialogut. BE ia rikujton Serbisë se e ka obligim ndaj të gjitha Marrëveshjeve të dialogut si pjesë përbërëse e integrimeve në BE dhe i bën thirrje Serbisë që të rishqyrtojë këtë draftligj në mënyrë përkatëse”, ka thënë kjo zëdhënëse e Bashkimit Evropian.

Ky është reagimi më i qartë deri tash i BE-së ndaj masave që Serbia kishte thënë se do t’i ndërmarrë ndaj Kosovës dhe në territorin e Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago