Udhëheqësit e BE ranë dakord të ndalojnë linjat ajërore të Bjellorusisë që të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të bllokut.
BE të hënën ra dakord të vendosë sanksionet e reja ndaj Bjellorusisë, pasi Minsk detyroi një aeroplan që fluturonte mbi hapësirën e saj ajrore të ulej në mënyrë që të arrestonte një disident Bjellorus në bord .
BE vendosi të ndalojë transportuesit Bjellorusë të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të bllokut në përgjigje të devijimit. Sanksionet u miratuan nga BE gjatë një samiti në Bruksel.
Conclusions on #Belarus adopted at #EUCO chaired by @eucopresident pic.twitter.com/MWco6QEiTy
— Barend Leyts (@BarendLeyts) May 24, 2021
Një deklaratë nga BE u bëri thirrje autoriteteve Evropiane “të miratojnë masat e nevojshme për të ndaluar fluturimin bmbi hapësirën ajrore të BE nga linjat ajrore Bjelloruse dhe për të parandaluar hyrjen në aeroportet e BE”.
Blloku gjithashtu u kërkoi transportuesve të BE të shmangin fluturimet mbi hapësirën ajrore Bjelloruse. Linja ajrore holandeze KLM njoftoi të hënën se do të ndalojë fluturimet mbi Bjellorusinë në përgjigje të devijimit.