Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, në një prononcim për Paparacin, ka folur për krizën energjetike që ka kapluar vendin tonë.
Hamza për mediumin online Paparaci thotë se në shumicën e kohës, banorët e Mitrovicës po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike.
“Pa orar dhe pa rregulla (reduktimet). Shumicën e kohës po ballafaqohen qytetarët me mungesë të energjisë elektrike. Edhe bizneset po hasin në vështirësi si pasojë e kësaj”, shtoi i pari i Mitrovicës.
“Pjesa veriore po ka rrymë pa ndërprerje sa jam duke e vërejtur, ata kanë rrymë, ndërkaq në tërë Kosovën po ka reduktime dhe ka krizë të madhe energjetike. Është dashur të merren masa edhe më herët nga Qeveria lidhur me këtë”, shtoi nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.
Qytetarët në Kosovë, që nga e mërkura e 22 dhjetorit, po vazhdojnë që të përballen me reduktime të energjisë elektrike.
Në disa lagje, fshatra e qytete të Kosovës, ndërprerjet e energjisë kanë qenë mbi 10 orë, ndonëse Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) pati njoftuar se reduktimet pritet të zgjasin rreth 120 minuta në ditë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…